Osmani takohet me Macron në Samitin e NATO-s, ja se për çfarë u diskutua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Uashington ku qëndroi për Samitin e NATO-s. Osmani tha se më Macron foli për të ardhmen euroatlantike të Kosovës e marrëdhëniet bilaterale.

Ajo shtoi se me presidentin francez folën edhe në lidhje me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

“Diskutim përmbajtjesor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.


Shtuar 12.07.2024 17:25

Tags: ,