Automjetet e transportit të mallrave me tonazh mbi 20 tonë nuk do t’u nënshtrohen masave kufizuese ditën e nesërme.
Të lidhura
None found
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se, duke iu referuar të dhënave zyrtare meteorologjike, kushtet e nevojshme për të zbatuar ndalesat e përkohshme nuk parashikohet të përmbushen.
Institucioni sqaroi se do të vijojë të ndjekë çdo ditë prognozat e motit dhe do të njoftojë në kohë qytetarët dhe subjektet ekonomike, në rast se situata ndryshon dhe lind nevoja për të aktivizuar sërish kufizimet.
Të dhëna shtesë nuk u publikuan.
