Në mars të këtij viti babai i Xheraldina Vulës, gjyshi i Ledrit, fatkeqësisht u nda nga jeta. Gjyshi i reperit ishte jo pak i njohur për publikun shqiptar, nëpërmjet videove të publikuara nga nipi i tij. Ledri ka ndarë herë pas here në llogarinë e tij në Instagram momente të bukura dhe funny me gjyshërit e tij, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të mëdhenj të nipit të tyre.
Ditën e sotme ai dhe nëna e Xheraldinës do festonin përvjetorin e 62-të, të martesës. E në këtë ditë të veçantë, Xheraldina ka bërë një dedikim prekës për të atin e ndjerë. Ajo ka publikuar disa foto të prindërve të saj në rrjetet sociale ku shkruan:
“Nje jete e tane bashke. Sot do te ishte pervjetori 62 dhe si zakonisht do te zgjoheshe me heret qe ta befasoje nanen. Nuk besoj se ka fjet mbreme qe ta zgjosh sot. Ka mall per ty ta dish. Shume mall.”
View this post on Instagram