Rexhep Zenel Gashi, anëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku.
Lajmin e kanë bërë publik familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë. Aty, i ndjeri kishte dalë për të marrë ajër të pastër, kur më pas u godit nga një veturë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
