Pas dorëheqjes, Mustafa lë ambientet e Kuvendit të LDK-së

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka lëshuar sallën e Kuvendit zgjedhor të LDK-së, pasi ia tashmë ka dorëzuar edhe formalisht dorëheqjen.

Mustafa në një prononcim për media deklaroi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

“Unë po sa dhashë dorëheqje, dorëheqja ime ishte e parevokueshme, prandaj edhe nuk patë diskutim. Unë falënderova të gjithë për punën 10 vjeçare. Kam besim edhe sot që ky Kuvend një kryetar që do ta qoj LDK-ën përpara”, ka thënë Mustafa.


Shtuar 14.03.2021 11:44