Mesazhet për Kosovën mbizotërojnë në protestën antiqeveritare të mbajtur në Kralevë të Serbisë

Nën moton “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë, në pjesën qendrore të Serbisë, studentët që udhëheqin bllokadat e fakulteteve organizuan një protestë antiqeveritare.

Të lidhura

None found

Në Sheshin e Luftëtarëve Serbë, në zemër të qytetit, u tubuan mijëra qytetarë.

Edhe pse moti ishte me temperatura të larta, një pjesë e protestuesve ecën afro 50 kilometra për të qenë pjesë e grumbullimit.

Tubimi u mbajt një ditë pasi Partia Pëparimtare Serbe në pushtet organizoi miting në qendër të Beogradit.

Kjo protestë ishte pjesë e serisë së tubimeve që lëvizja studentore ka zhvilluar që nga nëntori i vitit 2024, kur 16 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Në fillim, studentët kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për këtë tragjedi, duke pretenduar se rrëzimi ishte rezultat i korrupsionit në projektin për rindërtimin e stacionit.

Pas disa muajsh protestash, listës së kërkesave iu shtua edhe ajo për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, në protestën e së dielës në Kralevë, në qendër të vëmendjes ishin mesazhet që lidhen me Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.

Protesta u zhvillua në Ditën e Vidovdanit, festë fetare dhe shtetërore në Serbi, me të cilën përkujtohet Beteja e Kosovës e vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Para protestuesve foli Millena Petroviq, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës të Universitetit të Prishtinës, që funksionon brenda sistemit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Ajo deklaroi se qendrat e pushtetit në Beograd dhe në Prishtinë po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të mbrojtur interesat e tyre, në dëm të qytetarëve të zakonshëm që jetojnë në Kosovë.

“Një qasje e tillë nuk kontribuon në respektin, mirëkuptimin dhe pranimin e ndërsjellë mes popullsisë serbe dhe shqiptare, që është parakusht për paqe të qëndrueshme në Kosovë”, tha Petroviq.

Në protestë u drejtua të pranishmëve edhe Vlladan Vesellinoviq, veteran i luftës nga Brigada e 63-të Parashutiste, i cili tha se “represioni i pushtetit” është shtrirë edhe ndaj veteranëve që kanë mbështetur protestat studentore.

“Na kanë arrestuar, kontrolluar, ndaluar për intervistim, na kanë linçuar në media, na kanë dërguar inspektorate dhe disa prej nesh, madje, kanë humbur vendet e punës”, tha ai.

Brigada e 63-të Parashutiste e Ushtrisë së Serbisë është përfshirë në polemika për rolin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Këto polemika lidhen sidomos me praninë e saj në vendin ku u krye një nga krimet më të mëdha të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë, në komunën e Gjakovës.

Para pjesëmarrësve foli edhe Llazar Stevanoviq, student i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Beogradit, i cili theksoi se studentët nuk janë armiq të shtetit.

“Në një vend ku korrupsioni dhe dhuna janë bërë pjesë e përditshmërisë, kërcënimi më i madh bëhen ata që kërkojnë përgjigje”, tha ai.

Kralevë, 28 qershor 2026.

Ndërkohë që protestuesit antiqeveritarë vijojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 qershor deklaroi gjatë një tubimi të Partisë Pëparimtare Serbe se brenda disa javësh do të japë dorëheqje.

Në përgjigje ndaj kërkesave të studentëve, Vuçiq ka paralajmëruar disa herë deri tani mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas deklaratave të tij më të fundit, ato pritet të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.

Image


Shtuar 29.06.2026 09:08

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet