Liderët politikë nisin bisedimet për ngritjen e institucioneve të reja

Takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, kanë nisur sot mes udhëheqësve politikë.

Të lidhura

None found

Në ambientet e Kuvendit, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar fillimisht një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Më pas, në orën 18:00, është planifikuar edhe takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Duke hyrë në Kuvend bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, Kurti deklaroi: “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së njëmbëdhjetë”.

Nga ana tjetër, Hamza u shpreh para gazetarëve se pret që ky takim të përmbyllet me sukses, në mënyrë që vendi të ketë “institucione, stabilitet institucional dhe përparim”.

Këto takime po mbahen dy ditë pasi u certifikua rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit, të zhvilluara pasi muaj më herët partitë nuk arritën pajtim për presidentin e ri të vendit.

Kurti kishte ftuar gjithashtu në takim edhe kreun e Aleancës, Ardian Gjini, por ky i fundit e refuzoi ftesën, me arsyetimin se partia e tij tashmë i ka paraqitur gjashtë kushte që Kurti do të duhej t’i përmbushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve.

Analisti politik Ilir Deda i ka cilësuar pozitive këto takime, por ka nënvizuar se ka mbërritur momenti i fundit “që me një apo dy takime maksimum” liderët politikë “të japin përgjigje për krijim të institucioneve”.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Deda tha se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte shumë e dëmshme për vendin. Sipas tij, “Kurti, Hamza dhe Abdixhiku, e kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme që së bashku të merren vesh dhe t’i japin Kosovës një Qeveri funksionale, një president dhe një stabilitet politik në katër vjetët e ardhshëm”.

Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtiti ka fituar 53 mandate, PDK-ja 22 ulëse, LDK-ja 18 dhe Aleanca shtatë.

Pas certifikimit të rezultateve, deputetët e legjislaturës së re duhet të konstituojnë Kuvendin, të formojnë Qeverinë dhe të zgjedhin presidentin.

Për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë nevojiten 61 vota në Kuvendin me 120 ulëse. Partia e Kurtit i ka votat për dy proceset e para, pasi mbështetet edhe në votat e partive pakicë joserbe, të cilat kanë dhjetë mandate.

Megjithatë, për emrin e presidentit ende nuk ka një marrëveshje apo konsensus.

Që votimi për presidentin në dy rundet e para të jetë i vlefshëm, kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvend.

Nëse mungon një marrëveshje politike, kjo mbetet e pamundur për secilën parti parlamentare.

Kushtetuta përcakton se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita kur konstituohet Kuvendi.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin të katërtat parlamentare që nga shkurti i vitit 2025.

Qëndrimet e partive

Disa ditë më parë, zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se subjekti i saj i ka votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë së re dhe se për zgjedhjen e presidentit do të kërkojë konsensus me partitë e tjera.

Sipas kësaj partie, presidenti duhet të jetë figurë konsensuale dhe jopartiake. Muaj më parë, LVV-ja kishte propozuar për këtë post dy emra nga shoqëria civile, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxha, por nuk arriti marrëveshje me partitë opozitare dhe këto kandidatura nuk siguruan votat e nevojshme.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, tri partitë opozitare, kanë paraqitur disa kushte për një bashkëpunim të mundshëm me partinë e Kurtit.

Hamza ka deklaruar se, përpara se të diskutohet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës, duhet të trajtohen me LVV-në një varg çështjesh, si pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan dhe anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Për LDK-në, sipas Abdixhikut, “parakusht i ekzistencës politike” mbeten orientimi strategjik i Kosovës, përfshirë gazi amerikan.

Sa i përket Aleancës, ndër gjashtë kushtet e saj përfshihen pranimi nga Kosova i projektit të gazit amerikan, ndërtimi i një termocentrali me thëngjill dhe disa kërkesa të tjera të lidhura me ekonominë.

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se të gjitha kërkesat e partive opozitare janë në interes të Kosovës dhe, sipas tij, synojnë rritjen e mirëqenies së qytetarëve si dhe thellimin e “partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara”.

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Qeveria në detyrë e Kurtit po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që t’u bashkohet nismave rajonale për rrjetin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Dy ditë më parë, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e përsëriti kërkesën që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane “për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”.

Pavarësisht kësaj, deri tani ekzekutivi kosovar nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm të bëhet pjesë e këtyre nismave, ndërsa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Kurti kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas.


Shtuar 10.07.2026 10:03

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş