Sipas vlerësimeve paraprake të bëra publike nga Zyra Federale e Statistikave, vala e fortë e të nxehtit që përfshiu Gjermaninë në fund të qershorit mund të jetë shoqëruar me më shumë se 5.400 vdekje të tepërta.
Të lidhura
None found
Në javën e fundit të muajit qershor, numri i vdekjeve rezultoi 5.486 më i lartë krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë gjatë viteve 2022–2025.
Këto ditë përkuan me kulmin e temperaturave ekstreme, kur në disa pjesë të vendit termometri shkoi mbi 41 gradë Celsius.
Sipas ekspertëve, temperaturat e larta përbëjnë një kërcënim serioz, sidomos për të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike.
Nxehtësia e skajshme mund të rëndojë gjendjet shëndetësore ekzistuese dhe të shtojë në mënyrë të ndjeshme rrezikun e vdekshmërisë.
Gjermania u rendit mes vendeve evropiane më të prekura nga kjo valë të nxehti, e cila në disa rajone solli edhe rekorde të reja temperaturash.
Shkencëtarët tërheqin vëmendjen se ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, çka rrit rrezikun për shëndetin publik dhe shton presionin mbi sistemet shëndetësore.
