LDK mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Jemi të përkushtuar në ndërtimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon sot një mbledhje të Kryesisë së bashku me kryetarët e degëve, në një takim ku po shqyrtohet situata paszgjedhore dhe hapat e ardhshëm politikë të partisë.

Takimi po mbahet pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, në një kohë kur janë shtuar edhe kërkesat për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të lidhura

None found

Në selinë e partisë janë ftuar kryetarët e degëve nga vetë Abdixhiku, ndërsa anëtarët e Kryesisë kanë nisur tashmë grumbullimin.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se sot po mbahet Kolegjiumi i Degëve dhe se trajtimi i gjendjes paszgjedhore është pjesë e punës së rregullt të kryetarit dhe organeve të partisë.

“Sot e kemi Kolegjiumin e Degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilën LDK-ja ka vendosë parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet. Gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, tha Haziri.

Ai theksoi se LDK-ja e ka përcaktuar në parim që të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve, ndërsa bëri të ditur se qëndrimet zyrtare do të publikohen vetëm pasi të përfundojë mbledhja.

Kryesia e LDK-së e ka nisur mbledhjen në orën 15:00 me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe pozicionimi i partisë në proceset e ardhshme institucionale.

Më herët, lidhur me arsyen e thirrjes së kësaj mbledhjeje, nuk ishte bërë publik ndonjë sqarim zyrtar. Megjithatë, sipas gazetares, teksa po hynin në ndërtesën e partisë, Haziri u ndal para mediave dhe tha se ishte e qartë që po zhvillohej një mbledhje e Kryesisë për shkak të rezultateve të fundit të zgjedhjeve të qershorit, me qëllim diskutimin më të gjerë të procesit dhe rezultateve të LDK-së.

Pas përfundimit të takimit, pritet që përfaqësues të LDK-së të deklarohen për media.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë edhe zhvillimet e fundit brenda partisë, si dhe orientimi i saj për periudhën në vijim.

Në rend dite, sipas njoftimeve, pritet të përfshihen hapat e ardhshëm politikë, mundësitë për bashkëpunime të reja, si dhe debatet për qëndrimet dhe pakënaqësitë që janë shfaqur së fundmi në publik.

Ky takim po zhvillohet në një periudhë kur brenda LDK-së janë intensifikuar debatet për drejtimin e partisë dhe strategjinë që ajo do të ndjekë në skenën politike gjatë muajve të ardhshëm.


Shtuar 29.06.2026 16:17

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet