Lazio huazon Muriqin?

Vedat Muriqi mund të kthehet sërish te Fenerbahçe, ka raportuar sajti italian i afërt me klubin e Lazios “La Lazio Siamo Noi”.

Siç raporton faqja italiane, Lazio është e hapur ta huazoj sulmuesin shtatlartë të Kosovës gjatë kësaj vere. 27-vjeçari nuk përmbushi pritjet në sezonin e tij të parë te Lazio, ndërsa Fenerbahçe janë të gatshëm ta kthejnë për t’ia kthyer edhe formën dhe besimin.

Në marrëveshje, Lazio ka kërkuar që Fenerbahçe t’ia paguaj 2.2 milionë euro pagën neto futbollistit të Kosovës. Muriqi luajti 27 ndeshje në Serie A, ndërsa shënoi një gol në Serie A dhe një për Kupë. Ai ka edhe një asistim. Lazios iu bashkua në shtator të vitit të kaluar nga skuadra turke, kurse ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.


Shtuar 22.06.2021 19:36

Tags: ,