Kurti: Marrëveshja politike me LDK-në vijon të jetë në fuqi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për KosovaPrëss se marrëveshja politike e lidhur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit mbetet e vlefshme, edhe pas zhvillimeve të fundit në radhët e LDK-së.

Të lidhura

None found

Kurti bëri të ditur se me përfaqësuesit e LDK-së do të zhvillohen takime të tjera për të shqyrtuar mënyrën se si do të trajtohet situata e krijuar, për të cilën ai kishte folur një natë më parë. Kjo situatë erdhi pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të shtetit.

“Për këto çështje të tjera do të flasim në Prishtinë. Ne ndodhemi këtu për eficiencën e energjisë, por sigurisht, ashtu siç thashë mbrëmë, do të vijojmë me takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, u shpreh Kurti.

Ai la të hapur mundësinë që në një moment të mëvonshëm të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa sqaroi se një takim i tillë nuk ishte zhvilluar gjatë mëngjesit.

“Jo se në mengjes u nisa për Viti”, tha ai.

Deklaratat e tij u bënë pas ceremonisë së përurimit të zbatimit të masave për efiçiencën e energjisë në shkollën “28 Nëntori” në Viti.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet