Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ngushëlluar familjen pas vdekjes së një babai dhe djalit të tij në këtë komunë.
Ai bëri të ditur se viktimat janë Xhemajl Mustafaj dhe i biri, Hasani, nga fshati Maznik.
Të lidhura
None found
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik.
Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut”.
“Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj”, shkroi Ramosaj.
