Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka avancuar me përgatitjet për fazat e ardhshme të përzgjedhjes, përfshirë përcaktimin e datës së testit kualifikues dhe publikimin e emrave të kandidatëve që do të kalojnë në etapën pasuese.
Të lidhura
None found
Në një takim të zhvilluar për këtë çështje, komisioni, nën drejtimin e kryesuesit të KPK-së, Arian Gashi, ka diskutuar hapat që lidhen me vazhdimin e procedurës së rekrutimit.
Si pjesë e punës së tij, komisioni ka hartuar njoftimin për kandidatët që kanë përfunduar me sukses fazën paraprake të përzgjedhjes dhe që plotësojnë kriteret për t’iu nënshtruar testit kualifikues.
Në mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Sekretariatit të KPK-së, bashkë me zyrtarë përgjegjës për integrimet evropiane, analizën dhe verifikimin prokurorial.
“Komisioni fton përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe të gjitha palët e tjera të interesuara, për të monitoruar procesin e rekrutimit, në funksion të transparencës dhe besimit të publikut në këtë proces”, thuhet në njoftim.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përsëritur angazhimin e tij për zhvillimin e një procedure të drejtë e transparente, të mbështetur në kritere të përcaktuara dhe në trajtimin e barabartë të të gjithë kandidatëve.





