Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Themelore në Ferizaj me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet në mënyrë të bazuar se më 28 qershor, rreth orës 22:40, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, “e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja””.
Të lidhura
None found
Në të njëjtin rast, lëndime trupore ka marrë edhe e dyshuara A.R., për të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima, tashmë i ndjeri F.H., dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, i dyshuari me inicialet M.B., i cili ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe të përfshirjes së tij në këtë rast, është liruar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit.
