Në Prishtinë do të mbahet sërish protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e UÇK-së.
Të lidhura
None found
Platforma “Liria ka Emër” njoftoi përmes një postimi në Facebook se tubimi do të zhvillohet sonte, në orën 21:00.
“Në shesh do të dalim për ata që luftuan për ne, për lirinë që na lanë dhe për çlirimtarët që sot kanë nevojë për zërin tonë”, thuhet në njoftim.
Duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sontme, “Liria ka Emër” shkroi: “Mos mungo. Të jemi shumë. Të jemi bashkë”.
