Haxhiu në hapjen e KAMO 2026: E ardhmja jonë po formësohet në mendjet e nxënësve që garojnë në dije

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në Prizren në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri, KAMO 2026.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu u shpreh se Prizreni është një qytet ku historia ndihet në çdo hap, pasi në rrugët, shtëpitë, shkollat dhe institucionet e tij janë gërshetuar ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe politike të historisë së kombit tonë.

Të lidhura

None found

“Sot, në mendjet e nxënësve që garojnë me dije, përqendrim dhe këmbëngulje po merr formë edhe një pjesë tjetër e së ardhmes, mu në qytetin e Prizrenit. Ju e dini që matematika e mëson njeriun të mos kënaqet me përshtypjen e parë. Para një problemi, ju duhet të ndaleni, t’i lexoni udhëzimet me kujdes, ta provoni një rrugë, të ktheheni mbrapsht kur ajo nuk çon askund dhe ta kërkoni zgjidhjen me durim”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo theksoi se matematika nuk mjaftohet vetëm me një përgjigje aty ku duket se ajo është e mjaftueshme, por kërkon edhe arsyetimin se pse ajo përgjigje qëndron. Sipas saj, pikërisht për këtë arsye kjo olimpiadë ka një rëndësi të veçantë, sepse i mëson nxënësit të mendojnë qartë, të mos dorëzohen përballë vështirësive dhe të kuptojnë se talenti zhvillohet vetëm kur shoqërohet me punë të vazhdueshme.

“Prania juaj këtu tregon se keni talent por edhe disiplinë dhe punë. Por pas talentit dhe punës qëndrojnë edhe mësuesit që ju kanë udhëzuar, familjet që ju kanë mbështetur dhe durimi juaj për të ngadhënjyer. Sot, secili prej jush ka arsye të ndihet krenar dhe secili prej jush është fitues sepse keni arritur deri këtu përmes punës suaj, dhe ky është mësimi më i mirë që do të merrni”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Më tej, ajo tha se si çdo olimpiadë edhe kjo garë do të ketë rezultate, medalje dhe renditje, por përvoja e fituar prej saj do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë jetës.

Sipas U.D. Presidentes, kjo përvojë do t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë si të përballen me presionin, si të mendojnë kthjellët, si ta pranojnë sfidën dhe si ta kuptojnë se dija rritet bashkë me përpjekjen.

“Përmes KAMO-s, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në shkollë, te fëmijët, te mësuesit dhe te dija. Këtu shihen fëmijë që kanë punuar shumë, mësues që i kanë përgatitur me përkushtim dhe familje që i përcjellin me krenari. Kjo është një traditë e mirë, sepse talenti i fëmijëve tanë duhet zbuluar herët, duhet mbështetur dhe duhet çuar përpara”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Haxhiu falënderoi organizatorët, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqatën Shqiptare të Matematikës, për punën e kujdesshme në ndërtimin e kësaj gare, si edhe mësuesit, profesorët dhe prindërit që i kanë shoqëruar këta nxënës me durim, besim dhe përkushtim të madh.

“Uroj që KAMO 2026 të jetë një përvojë e bukur për të gjithë ju. Uroj që Prizreni t’ju mbetet në kujtesë si vendi që iu dha mundësi për ta dëshmuar dijen tuaj, për ta parë se rruga e dijes meriton të ndiqet me seriozitet por edhe për të krijuar shoqëri të reja. Në emër të Republikës së Kosovës, ju uroj punë të mbarë, mendje të kthjellët dhe sukses në këtë edicion të shtatë të Olimpiadës Matematike Kosovë–Shqipëri”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.


Shtuar 28.06.2026 11:30

grandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpas