Veprimtari Halil Geci ka dalë me një reagim të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i referohet si “Edi Kristaqi”. Në deklaratën e tij, ai e akuzon Ramën për lidhje me Serbinë, për dëmtim të raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe për ndjekje të politikave që, sipas tij, kanë sjellë përçarje ndër shqiptarë.
Geci shprehet se “askush nuk mund t’i ikë gjykimit të Zotit dhe të popullit”, duke theksuar se përgjegjësia dhe përballja me historinë nuk mund të shmangen. Sipas tij, qytetarë në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporë po kërkojnë llogari për mënyrën e qeverisjes së Ramës dhe për vendimmarrje që, sipas Gecit, kanë cenuar interesin kombëtar.
Të lidhura
None found
Shkrimi i plotë:
EDI KRISTAQI: ASKUSH NUK MUND T’I IKË GJYKIMIT TË ZOTIT DHE TË POPULLIT
Mjaft më! Ka ardhur momenti i përgjegjësisë. Përballja me historinë dhe me popullin është e pashmangshme.
“O Edi Kristaqi, kuptoje njëherë e përgjithmonë se askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë para Zotit dhe para popullit.
Populli shqiptar i ka parë dhe është bindur për tradhtitë që i ke bërë vendit. Të akuzojnë se e ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet dhe se ke krijuar pasuri të paimagjinueshme, ndërsa qytetarët këtë e dinë dhe e komentojnë përditë.
Po aq sa Shqipëria të akuzon për tradhti, hajni dhe narkotizëm, edhe më rëndë të akuzon Kosova për lidhjet e tua me Serbinë dhe me trafikun e drogës, si dhe për përpjekjen për ta copëzuar Shqipërinë në republika të vogla, sikurse tentove me idenë e një republike të bektashinjve në Shqipëri.
Ti, Kristaq, shkove në Nish dhe bashkë me Vuçiçin dhe Sorosin u ktheve me projektin për ndarjen e Kosovës.
Për këto arsye, populli është ngritur në këmbë, proteston dhe të akuzon se i ke dëmtuar Shqipërinë, Kosovën dhe interesat e tyre kombëtare.
Populli është ngritur në këmbë dhe po përpiqet të mbrojë pasuritë e tij dhe sektorët strategjikë të vendit, të cilët, sipas popullit, ua ke dorëzuar të huajve, ndërsa ke ndjekur edhe politika që kanë sjellë ndasi dhe përçarje mes shqiptarëve.
Pikërisht për këto arsye, shumë shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë të akuzojnë se je rreshtuar në krah të interesave që bien ndesh me interesin kombëtar dhe se ke ndjekur politika që kanë dëmtuar edhe çështjen e Shqipëris dhe Kosovës.
Edhe ti e di, Kristaq, se ke gabuar, ndaj sot është koha për reflektim dhe përgjegjësi, sepse gjykimi i historisë dhe i popullit është i pashmangshëm.”
