FSK forcon aftësitë për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV me ndihmën e Gardës së Ajovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar trajnimin “Maintenance Event”, si pjesë e përpjekjeve për avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të saj profesionale. Aktiviteti u mbajt në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës.

Të lidhura

None found

Në trajnim morën pjesë pjesëtarë të FSK-së, ndërsa mbështetja u ofrua nga pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajova-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky bashkëpunim krijoi mundësi për shkëmbim përvojash dhe zgjerim të njohurive teknike në mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV.

Pjesëtarët e FSK-së ushtruan në mënyrë praktike procedurat e inspektimit, mirëmbajtjes, diagnostikimit dhe riparimit të sistemeve kryesore të këtyre automjeteve. Vëmendje e veçantë iu kushtua transmisionit, sistemit të derivateve dhe sistemeve elektronike.

Sipas njoftimit të FSK-së, një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe forcimi i aftësive të instruktorëve të Forcës, në mënyrë që njohuritë dhe përvojat e fituara të përcillen te pjesëtarët e tjerë.

FSK e vlerëson këtë trajnim si një hap të mëtejshëm drejt rritjes së kapaciteteve teknike dhe profesionale, përmirësimit të efikasitetit në mirëmbajtjen e mjeteve dhe thellimit të bashkëpunimit të qëndrueshëm me Gardën Kombëtare të Ajova-s.


Shtuar 22.09.2026 13:35

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet