SPAK ka vendosur “arrest në shtëpi” si masë sigurie për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe pezullimin e saj nga detyra.
Hyseni dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Kontrollet ndaj saj janë kryer në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ndërsa sipas raportimeve ajo ndodhet aktualisht jashtë vendit, në Baku të Azerbajxhanit.
Të lidhura
None found
Zhvillimi është komentuar edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ka publikuar sërish një shkrim të gazetarit Berat Buzhala të vitit 2025.
Postimi i atëhershëm i Buzhalës i referohej Vlorë Hysenit, e emëruar nga kryeministri Edi Rama në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri.
Duke e lidhur atë shkrim me situatën e fundit, Bajqinovci ka reaguar me ironi ndaj gazetarit.
“Këdo që po e lavdon Buzhala, s’po ia sheh hajrin. O po arrestohet, o po i sekuestrohet hoteli nga SPAK-u. Kënd e lavdon Berati, po dihet ku përfundon”, ka shkruar Bajqinovci.
