Enver Hoxhaj takon Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë

Enver Hoxhaj, ish-kryetar i PDK-së, njoftoi se gjatë një vizite në Hagë është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Hoxhaj tha se i kishte gjetur Thaçin dhe Veselin të fortë, dinjitozë dhe të palëkundur në besimin e tyre te e vërteta.

“Sot i vizitova miqtë e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën”, ka theksuar ai.

Hoxhaj u shpreh se pritja ka zgjatur shumë, por shtoi se po afrohet fundi i asaj që ai e cilësoi si padrejtësi.

“Ka pritje që zgjasin shumë. Ka ditë që numërohen një nga një. Por ka edhe momente kur e ndjen se fundi i kësaj padrejtësie po afrohet”, ka shkruar Hoxhaj.

Duke përmendur afrimin e shtatorit, muaj në të cilin pritet të shpallet aktgjykimi në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai shprehu pritjen për kthimin e tyre në Kosovë.

“Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, ka përfunduar Hoxhaj.


Shtuar 21.07.2026 20:21

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom