Franca synon të bllokojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, projektligji sot para Parlamentit

Parlamenti i Francës pritet të votojë dhe miratojë sot projektligjin që u ndalon fëmijëve më të vegjël se 15 vjeç të përdorin rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Nisma gëzon mbështetjen e Presidentit Emmanuel Macron dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor të të miturve. Zbatimi i saj parashikohet të nisë në shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor.

Senati francez e ka miratuar më parë projektligjin me 243 vota në favor dhe vetëm 2 kundër. Tashmë pritet që ai të kalojë edhe në Asamblenë Kombëtare, e cila është dhoma e ulët e Parlamentit.

Macron ka kërkuar që reforma të përfundojë përpara mbarimit të mandatit të tij dhe zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. Ministrja e Medias Dixhitale, Anne Le Havre, bëri të ditur se përdoruesve do t’u kërkohet të dëshmojnë moshën, ndërsa profilet që u përkasin personave nën 15 vjeç do të çaktivizohen.

Plani i qeverisë franceze parashikon që kufizimi të zbatohet nga 1 shtatori për llogaritë e reja. Për profilet që ekzistojnë aktualisht, masa do të nisë më 1 janar 2027, pasi të ketë përfunduar procesi i verifikimit të moshës.

Përgjegjësia për zbatimin nuk do të bjerë mbi fëmijët ose prindërit e tyre, pasi ligji nuk përcakton ndëshkime ndaj tyre. Detyrimi për të kontrolluar moshën e përdoruesve do t’u ngarkohet platformave online. Komisioni Evropian ka paraqitur së fundmi një aplikacion për verifikimin e moshës në shkallë evropiane, ndërkohë që kompani private kanë krijuar edhe alternativa të tjera teknologjike.

Zbatueshmëria praktike e masës, sidomos procedura për konfirmimin e moshës, ka ngritur pikëpyetje mes disa deputetëve. Socialisti Arthur Delaporte kritikoi paqartësinë e mekanizmave të kontrollit dhe paralajmëroi se grupi i tij parlamentar mund ta ankimojë ligjin në Këshillin Kushtetues.

Edhe partia France e Pakënaqur doli kundër nismës, me argumentin se dispozitat e saj mund të cenojnë anonimitetin e përdoruesve në internet.

Projektligji përfshin gjithashtu ndalimin e telefonave celularë në shkollat e mesme, krahas kufizimit të aksesit të të miturve në rrjetet sociale. Megjithatë, rregulloret e brendshme të institucioneve arsimore do të mund të caktojnë raste kur lejohen përjashtime.

Laure Miller, raportuesja e projektligjit dhe përfaqësuese e partisë presidenciale Rilindja, deklaroi se masa mbështetet edhe në paralajmërimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore (Anses). Agjencia ka tërhequr vëmendjen për pasojat negative që përdorimi i rrjeteve sociale mund të shkaktojë në shëndetin mendor të adoleshentëve.

Sipas Miller, kufizimet nuk do të përfshijnë disa kategori shërbimesh, mes të cilave enciklopeditë në internet dhe platformat që ofrojnë materiale edukative.

Në rastin e platformave si YouTube dhe WhatsApp, dispozitat do të prekin vetëm veçoritë me karakteristika të rrjeteve sociale, përfshirë komentet, ndarjen e kanaleve dhe ndërveprimet publike. Ndalimi nuk do të zbatohet për shikimin e videove ose për komunikimet private ndërmjet përdoruesve.


Shtuar 21.07.2026 20:19

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom