Çitaku: Vendimi i Speciales duhet të korrigjohet përmes Apelit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka vlerësuar si të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si një goditje ndaj drejtësisë dhe historisë.

Të lidhura

None found

Ajo deklaroi se Kosova do të angazhohet që vendimi i 16 shtatorit të ndryshojë gjatë procedurës së ankesës.

“Ajo çfarë ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe për këtë arsye ne besojmë dhe do të punojmë që ta përmirësojmë në Apel”, ka thënë Çitaku.

E pyetur nëse ka dijeni nëse presidentja e Kosovës ka dekretuar ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nënkryetarja e Kuvendit u shpreh se nuk ka informacion për këtë çështje.

“Nuk e di”, u përgjigj ajo.

Gjykata Speciale ka shpallur fajtorë katër ish-drejtues të UÇK-së për krime lufte. Sipas vendimit të publikuar, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.


Shtuar më 19.10.2026 11:30