Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari i saj, Bedri Hamza, foli për pritshmëritë lidhur me hapat e ardhshëm të rastit për të cilin është dhënë vendim në shkallën e parë.
Të lidhura
None found
Hamza u shpreh se shpreson që çështja të mos kthehet për rigjykim dhe që Gjykata e Apelit të marrë një vendim të drejtë, të mbështetur në fakte, prova dhe parimet e drejtësisë.
Para gazetarëve, ai theksoi se kërkesa e tyre është drejtësia dhe se pret që Apeli ta trajtojë rastin në mënyrë korrekte. Sipas Hamzës, vendimmarrja duhet t’u besohet gjyqtarëve me integritet dhe profesionalizëm, të cilët do ta bazojnë qëndrimin e tyre te provat dhe faktet.
I pyetur për mundësinë e tërheqjes së lëndës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me konstituimin e Kuvendit pa nënkryetarin e kësaj partie, Hamza e cilësoi këtë si një situatë hipotetike që mund të paraqitet gjatë ditëve në vijim. Ai tha se lënda nuk do të tërhiqet pa pasur nevojë dhe arsye për një veprim të tillë.
