“Ata nuk e dinë ç’i pret”, i dashuri 19 vite më i ri njoftoi shtatzëninë e Adriana Matoshit? (FOTO LAJM)

Para pak muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë. Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithatë çiftit i duhet që këtë lidhje ta jetojë në distancë, duke qenë se Ardiana jeton në Kosovë dhe Keith shumë larg saj. Por futbollisti vjen herë pas here për t’u takuar me Ardianën apo i dërgon dhurata të ndryshme për ta mbajtur gjallë dashurinë mes tyre.

Keith i ka bërë një dedikim në Instagram Adriana Matoshit, por nuk është shumë i qartë me paralajmërimin.

“Shihemi së shpejti dashuria ime. Ata nuk janë gati për atë që i pret. Të dua, më mungon, qëndro e fortë”, shkruan I dashuri 19 vite më i ri i Matoshit i cili ka pozuar me barkun te dora e aktores dhe kaq u desh që dyshimet për një shtatzëni të pestë të saj të fillojnë, shkruan Albeu.com.

Së fundmi, Ardiana ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë romantike nga Keith. Ai i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, që asaj i ka pëlqyer shumë dhe e ka ndarë menjëherë me ndjekësit në rrjete sociale. Me këtë rast Matoshi i ka bërë dhe një dedikim shumë të ëmbël partnerit të saj.

“‘Dashuria e jetës sime’ kur e them këtë gjë e them me gjithë zemër. Nuk do të dëshiroja një partner më të mirë. Faleminderit Zotit që më bekoi me një person si ty në jetën time. Dashuria ime për ty rritet çdo ditë. Mënyra se si më surprizon çdo ditë është e mrekullueshme. Je një njeri fantastik! Shihemi së shpejti, të dua!”, ka shkruar Ardiana.

Shtuar 13.04.2021 11:04