Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet reagimi i institucioneve të Kosovës

Udhëtimi nëpër Maqedoninë e Veriut përfundoi me marrjen në pyetje nga autoritetet e sigurisë për veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli.

Të lidhura

None found

Rasti i Pushkollit nuk është i vetmi kur një ish-pjesëtar i UÇK-së është ndaluar nga policia maqedonase.

Në korrik të vitit 2024, ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, u arrestua në pikën kufitare të Jazhincës. Më vonë, ai u arratis nga masa e arrestit shtëpiak në Shkup.

Sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, këto raste e kanë bërë Maqedoninë e Veriut një vend të pasigurt për veteranët e UÇK-së.

“Kam komunikuar personalisht me disa miq të mi që jetojnë atje, përfshirë edhe ish-kryetarin e parlamentit, z. Xhaferi, si dhe me persona të tjerë. I kam pyetur nëse paraqitet rrezik gjatë kalimit nëpër Maqedoni dhe më kanë këshilluar të mos udhëtoj përmes saj. Pra, rreziku ekziston”, tha ai.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve në këtë shtet fqinj.

“Nga këtu u bëjmë thirrje që, veçanërisht nëpër Serbi, të mos udhëtojnë. Sa u përket problemeve të fundit në Maqedoni, raste kemi pasur edhe në Kroaci e Mal të Zi. Përjashtim bën Kroacia, ku ka ndikim Serbia, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos udhëtojmë pa nevojë, sepse këto vende nuk janë të sigurta”, deklaroi Fatmir Sopi.

Përballë kësaj situate, Kadri Kastrati ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Punëve të Brendshme duhet të kontaktojnë homologët e tyre në Republikën e Maqedonisë. Ata duhet të verifikojnë nëse Serbia u ka dorëzuar një listë të brendshme autoriteteve maqedonase dhe nëse këta persona figurojnë jo në Interpol, por në bazën e të dhënave të brendshme të shtetit fqinj. Megjithatë, qeveria jonë është në gjumë”, u shpreh Kastrati.

Të njëjtin qëndrim mban edhe OVL e UÇK-së, e cila vlerëson se garantimi i lirisë së lëvizjes është përgjegjësi e institucioneve shtetërore.

“Është detyrë e institucioneve tona të sigurojnë lëvizjen e lirë. Kjo çështje i takon Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat duhet të bashkërendohen me shtetet mike dhe me vendet që na kanë njohur, në mënyrë që qytetarët të mund të udhëtojnë lirshëm. Përndryshe, individualisht nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Sopi.

Pas intervistimit nga autoritetet maqedonase, Fadil Pushkolli u la i lirë menjëherë.


Shtuar më 27.09.2026 20:52

sultanbeyli escortroyalbet üyelik ve kayıtroketbet mobil üyelikJojobetcratosroyalbet güncel adresCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaAlanya escortpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetfavorisenjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom