Apelohet për qetësi, unitet dhe respektim të institucioneve pas aktgjykimit të Hagës

Pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, njohës të zhvillimeve politike dhe veprimtarë të shoqërisë civile kërkojnë qetësi, unitet politik dhe institucional pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Një pjesë e tyre kujton se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë dhe se duhet pritur përfundimi i procesit në Apel, ndërkohë që kundërshtohet çdo përpjekje për tensionim të situatës.

Ata theksojnë gjithashtu se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të bashkërendohen me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në të dyja qëndrimet nënvizohet se Gjykata Speciale u themelua me votat e Kuvendit të Kosovës dhe se zhbërja e saj nuk është një proces i thjeshtë juridik.

Po ashtu, kërkohet që drejtësia të vazhdojë punën dhe përgjegjësia të përcaktohet përmes proceseve gjyqësore, duke respektuar të drejtën e mbrojtjes dhe të ankesës.

Në fund, vihet në dukje se uniteti, qetësia dhe respektimi i institucioneve e i ligjit janë të domosdoshme për tejkalimin e kësaj situate.

Saim Tahiraj: priteni vendimin e Apelit, siç i ka hije një populli të kulturuar – shteti mbi të gjitha

Veprimtari dhe analisti Saim Tahiraj ka reaguar lidhur me reagimet pas dënimit të katër anëtarëve të Shtabit të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke shtruar pyetjen: “Pse gjithë kjo hallakamë?”.

Image

Sipas tij, vendimi u prit me “revolta të papara”, të cilat shkuan deri te sulmet ndaj policisë vendase në Hagë dhe ndaj policisë së Kosovës.

Tahiraj rikujton se ky është një vendim i shkallës së parë dhe se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, ndërsa kritikon ata që, “të manipuluar nga qarqe të caktuara”, e sulmojnë Gjykatën Speciale me arrogancë, fyerje dhe epitete të ulëta.

“Unë ende nuk e kam të qartë plotësisht motivimin e kësaj revolte të pakontrolluar dhe qëllimin e saj përfundimtar”, shprehet Tahiraj. Sipas tij, nga ajo që ka parë deri më tani, qëllimi kryesor duket se është zhbërja e Gjykatës Speciale. “Por pse?”, pyet ai.

Tahiraj thekson se në aktvendim përmenden edhe disa emra të tjerë dhe se mund të ketë edhe persona të tjerë që do të gjykohen në të ardhmen, por që ende nuk janë bërë publikë.

“Përjashtuar familjarët e të dënuarve, për të cilët më vjen shumë keq, këta të tjerët nuk e kanë hallin e të dënuarve, por hallin e vet”, deklaron ai për “Bota sot”.

Ai vlerëson se Gjykata Speciale nuk duhet të shuhet dhe kërkon që proceset të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rasteve.

“Kjo Gjykatë nuk duhet të shuhet në asnjë mënyrë. Ajo duhet të vazhdojë me hetime dhe arrestime deri në zbardhjen e plotë të rasteve dhe, përfundimisht, në vendosjen e drejtësisë”, thotë Tahiraj.

Sipas tij, të gjithë fajtorët duhet të përgjigjen dhe të marrin dënimin e merituar, nëse fajësia e tyre vërtetohet nga gjykatat.

Tahiraj shprehet se ka parë edhe prononcimet e disa eksponentëve të LDK-së, të cilat, sipas tij, ishin shumë fyese për familjarët e të vrarëve.

“Shumë prej tyre kanë përfituar politikisht nga vrasjet politike në të gjitha fushatat, ndërsa tani dalin në anën e kundërt të drejtësisë. Turpi ju mbuloftë, more të pakurriz!”, shprehet Tahiraj.

Ai kundërshton edhe cilësimin e Gjykatës Speciale si “proserbe” dhe “proruse”, si dhe pretendimet se ajo është e financuar prej tyre. Sipas Tahirajt, një qasje e tillë përbën “një nga fyerjet më të mëdha ndaj shteteve mike që na ndihmuan të çlirohemi dhe të ndërtojmë shtetin tonë”.

Tahiraj veçon edhe përbërjen ndërkombëtare të trupave gjykuese.

“Gjykatësit që vijnë nga SHBA-ja, Gjermania, Zvicra dhe Finlanda përfaqësojnë shtete mike dhe institucione të drejtësisë. Ata meritojnë respekt, jo fyerje dhe kërcënime”, deklaron ai.

Në fund, Tahiraj u bën thirrje qytetarëve që të presin vendimin e Gjykatës së Apelit dhe të shmangin tensionet.

“Priteni vendimin e Apelit, siç i ka hije një populli të kulturuar. Mos e turbulloni vendin dhe mos ua turbulloni mendjen atyre që manipulohen lehtë”, thotë ai.

Ndërkaq, ai u drejtohet edhe personave të tjerë që mund të ndihen të rrezikuar nga proceset gjyqësore, duke theksuar se “nuk keni arsye të frikësoheni nëse jeni të pafajshëm”.

Sipas tij, secili duhet t’i nënshtrohet drejtësisë dhe të ketë mundësinë ta mbrojë pafajësinë e vet në një proces të drejtë.

“Shteti mbi të gjitha! Ai mbahet vetëm duke respektuar ligjet dhe drejtësinë”, thekson Tahiraj.

Ai e mbyll reagimin me një thirrje drejtuar Gjykatës Speciale: “Gjykata Speciale, vazhdoni tutje!”. Për shumë familje të viktimave të vrasjeve politike dhe krimeve të tjera, shton ai, zbardhja e së vërtetës dhe vendosja e drejtësisë mbeten një shpresë e madhe.

Gani Qarri: Gjykata Speciale u krijua me votat e shumicës së deputetëve, ndërsa shfuqizimi i saj nuk mund të bëhet pa dakordimin me SHBA-në, BE-në dhe vendet mike

Publicisti dhe veprimtari Gani Qarri ka reaguar lidhur me kërkesat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Image

Qarri rikujton se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u themeluan më 3 gusht 2015, bazuar në një marrëveshje me ndërkombëtarët, e cila u miratua nga shumica dërrmuese e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, themelimi, organizimi, funksionet dhe juridiksioni i tyre rregullohen me ligj dhe janë të përfshira edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Qarri ngre pikëpyetje lidhur me qëndrimin e PDK-së.

“Por unë seriozisht nuk e kuptoj se ku e merr guximin PDK-ja t’i drejtohet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për rezolutë kundër vendimit të Gjykatës Speciale apo thirrjen për shfuqizimin e tërësishëm të saj”, shprehet ai.

Qarri e lidh këtë kërkesë edhe me zhvillimet e fundit institucionale, duke argumentuar se vetëm dy ditë më parë PDK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dy kërkesa për shpalljen e konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë si të paligjshme dhe kundërkushtetuese.

Sipas tij, PDK-ja duhet paraprakisht të tërheqë këto kërkesa dhe të bëjë “përjashtimin urgjent të deputetëve P. Gruda e A. Tahiri, nga radhët e saj”.

Në anën tjetër, Qarri e konsideron me interes faktin se, pavarësisht zhurmës në rrugë, sheshe dhe media në mbështetje të të dënuarve, deputetët që e kanë votuar Gjykatën Speciale në vitin 2015 nuk janë deklaruar të penduar për votën e tyre.

“Asnjë deputet i vetëm nuk e ka tërhequr votën e vet, qoftë edhe deklarativisht, për miratimin e Gjykatës Speciale më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvend”, thotë ai.

Sipas Qarrit, ata që sot e mbrojnë dhe e fuqizojnë shtetin e Kosovës janë udhëheqësit e vendit dhe të Qeverisë. Ai thekson se këta janë “të vetmit në Kosovë që nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale” dhe pretendon se kanë çliruar veriun e vendit, kanë rivendosur rendin dhe ligjin dhe kanë kthyer dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Për këtë arsye, sipas tij, “shfryrjet ndaj tyre, janë të padenja dhe në adresë tërësisht të gabuar”.

Duke u rikthyer te mënyra e krijimit, Qarri thekson se ato u krijuan nga të dënuarit aktualë, me shumicën dërrmuese të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u krijuan, pikërisht nga të dënuarit aktual, me shumicën dërrmuese të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, shprehet ai.

Ai vë në dukje se Gjykata Speciale është inkorporuar edhe përmes një neni të veçantë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, Qarri thotë se “është e pamunduar që pa dakordimin me SHBA-të, BE-në dhe vendet mike të shtetit tonë, të shfuqizohet si Gjykatë”.

Sa i përket kompetencave të Qeverisë së Kosovës, Qarri thekson se ajo nuk ka fuqi juridike apo ligjore për të ndërhyrë në procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara.

Sipas tij, kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë kufizohen në kujdesin për respektimin e të drejtave të njeriut, në rast se të akuzuarve në këtë gjykatë u keqpërdoren ato.

Qarri rikujton se Dhomat e Specializuara janë institucione të përkohshme, me mandat dhe juridiksion të përcaktuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera të kundërligjshme, të kryera ndërmjet 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 në Kosovë.

Ai thekson se, megjithëse selia e tyre është në Hagë të Holandës, ato vazhdojnë të veprojnë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës, ndërsa i gjithë personeli është ndërkombëtar, “që nga prokurorët e gjyqtarët deri te administratorët e Dhomave të Specializuara”.

Por, pavarësisht këtyre rrethanave, pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Qarri thotë se po kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale, kërkesë të cilën ai e konsideron të pamundshme.

Ai argumenton se edhe pas vendimit të 16 shtatorit 2026 ndaj katër të akuzuarve, “ende nuk ka përfunduar e tërë procedura e gjykimit”.

Sipas Qarrit, Gjykata Speciale është në fazën finale të përfundimit të misionit për të cilin është krijuar dhe, sipas tij, do të shuhet vetvetiu.

“Tani pritet të pasojnë vetëm ankesat dhe vendimi i Apelit, ngase nuk ka në dispozicion të akuzuar të tjerë, për gjykim”, shprehet ai.

Ndërkaq, ai thekson se kërkesat në apel, përveç mbrojtjes së të akuzuarve, mund të drejtohen edhe nga Prokuroria, me qëllim të zgjerimit dhe rikthimit të pjesëve të hedhura të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara. Sipas tij, kjo mund të ndikojë në zgjatjen e procedurave të gjykimit.

Në përfundim, Qarri thekson se këto zhvillime, sipas tij, “në asnjë variant nuk konsistojnë në çfarëdo forme sigurie për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së”.

Ai e mbyll reagimin duke rikujtuar sërish se asnjë nga deputetët që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale më 3 gusht 2015 nuk është deklaruar i penduar për votën e dhënë, ndërsa sot kjo gjykatë po shqipton dënime ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Shtuar 18.09.2026 10:23

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş