Greqia shënon 13-vjetorin e vrasjes së Pavlos Fyssas, protesta antifashiste në disa qytete

Greqia përkujton sot 13 vjet nga vrasja e muzikantit dhe aktivistit antifashist Pavlos Fyssas, ndërsa në disa qytete të vendit janë planifikuar tubime dhe marshime.

Të lidhura

None found

Aktiviteti qendror do të mbahet në Keratsini, pranë Pireut, në orën 17.30, te monumenti kushtuar Fyssas, i ngritur në vendin ku ai u vra natën e 18 shtatorit 2013. Pas mitingut, protestuesit do të marshojnë drejt Kokkinia-s dhe stacionit të metrosë në Nikea.

Për shkak të tubimit, policia greke ka njoftuar masa të veçanta sigurie dhe kufizime në qarkullim në zonën përkatëse.

Në Selanik, marshimi do të nisë në orën 18:00 nga Kamaras dhe do të vijojë nëpër qendër të qytetit. Protesta do të shoqërohet edhe me mbylljen e përkohshme të disa stacioneve të metrosë.

Veprimtari të ngjashme janë njoftuar edhe në Patra, Janinë, Iraklio dhe Hania, në Kretë.

Fyssas, i njohur në skenën muzikore me emrin Killah P, ishte 34 vjeç kur u vra më 18 shtator 2013. Ngjarja solli përshpejtimin e hetimeve ndaj “Agimit të Artë”, ndërsa shtatë vjet më pas drejtuesit e organizatës u shpallën fajtorë nga drejtësia greke për drejtimin e një organizate kriminale.

Përvjetori i këtij viti zhvillohet tre ditë pas lirimit nga burgu të Ilias Kasidiarisit, ish-zëdhënësit dhe një prej drejtuesve të “Agimit të Artë”. Pas përfundimit të dënimit, ai deklaroi menjëherë se synon të rikthehet në skenën politike.


Shtuar 18.09.2026 10:19

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş