Albin Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Kurti deklaroi se mbrëmë ka fituar opozita, ndërsa sonte duhet të fitojë shteti.

Sipas tij, zgjedhja e Presidentes është fitore për Kosovën dhe se ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë.

Kurti tha se me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë.

“Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona”, tha ai.

Më pas Kurti deklaroi se ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore dhe se ai sot nuk është aktual.

“Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”./


Shtuar 3.04.2021 16:50

Tags: ,