Rama nuk i ndahet Bashës: Vaksinimi dhe infektimi vazhdojnë paralelisht

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me takimet që ky i fundit ka pasur gjatë fushatës.

Sipas tij, vendimi është i  shqiptarëve për të zgjedhur partinë që do votojnë më 25 Prill.

Teksa ka postuar një foto krahasuese nga takimet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe vaksinimi në Koplik, Rama shkruan se duhet zgjedhur mes shëndetit dhe pushtetit të Saliut, Ilirit, Monës dhe Lulit, rindërtimit dhe rrëshqitjes si dhe forcimit të shtetit dhe rikthimin të paligjshmërisë.

“Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill: Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë; Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet… *Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës”, shkruan Rama. /albeu.com/

 


Shtuar 3.04.2021 16:49