Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, duke vijuar aksionin e tyre opozitar.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij, si dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Të lidhura
None found
Protestuesit kërkojnë gjithashtu anulimin e disa ligjeve, mes tyre ligjin për investimet strategjike dhe ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat i kundërshtojnë prej kohësh.
Në ditët e fundit, protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit më 8 shtator, ditë kur nis sesioni i ri parlamentar. Ata kanë deklaruar se do të presin deputetët me vezë, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe mazhorancës.
Protestuesit shprehen të vendosur të vijojnë qëndrimin e tyre në shesh dhe deklarojnë se nuk do të largohen deri në largimin e qeverisë.
