Al Jazira triumfoi 1-3 në transfertën ndaj Shabab Al-Ahli Dubai, në takimin e vlefshëm për javën e 4-t të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku protagonist u bë edhe Kristjan Asllani.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi golin e tretë të skuadrës së tij, duke i dhënë fund përfundimisht sfidës. Asllani shënoi në minutën e 91-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës.
Të lidhura
None found
Goli i Kristjan Asllanit
Elbasanasi u aktivizua në minutën e 64-t, por brenda pak minutash në fushë arriti të linte gjurmën e tij. Ky ishte goli i parë i Kristjan Asllanit me klubin e “sheikëve”.
