Flakët vijojnë të përhapen në zonën e Levanit, duke e bërë situatën kritike, ndërsa tymi ka mbuluar vendin e ngjarjes.
Për t’u ardhur në ndihmë banorëve, në terren ndodhen mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan, së bashku me dy autoambulanca dhe personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier.
Të lidhura
None found
Tre persona janë paraqitur deri tani me shenja asfiksie, të shkaktuara nga tymi. Paralelisht, forcat zjarrfikëse po vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
