Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 97-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Më herët, 14 protestues të arrestuar pas përplasjeve pranë Kryeministrisë janë lënë të lirë.
Të lidhura
None found
Protesta, e cila tashmë ka hyrë në muajin e katërt, vijon të ketë si kërkesë kryesore largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama. Krahas kësaj, pjesëmarrësit kërkojnë edhe ndryshimin e sistemit politik.
Lëvizja ka kohë që zhvillohet çdo ditë. Ajo u nis fillimisht si kundërshtim ndaj projektit të Zvërnecit, ndërsa gjatë javëve të mëvonshme kërkesat u zgjeruan duke marrë qëndrim kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike.
