Rama: Prona ku ndodhi përplasja në Vlorë do të shpronësohet dhe do të kthehet në hapësirë publike

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se prona dhe zona ku një ditë më parë u regjistrua konflikti mes dy biznesmenëve në Vlorë, do të shpronësohen për interes publik dhe do t’i kalojnë përdorimit publik.

Rama tha se përplasja, të cilën e cilësoi si banale dhe brutale, së bashku me analizën e hartës së pronësisë, ka çuar në vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dhe për të përcjellë një mesazh për të gjithë ata që zhvillojnë apo administrojnë asete turistike.

Të lidhura

None found

Sipas tij, këta aktorë duhet të kuptojnë se sjelljet e tyre nuk duhet të dëmtojnë misionin kombëtar të Shqipërisë turistike, i cili shkon përtej transformimit fizik të territorit.

Rama theksoi se ata duhet të veprojnë si ambasadorë të turizmit në marrëdhëniet me njëri-tjetrin, me Shqipërinë dhe me vizitorët.

Kryeministri nënvizoi se ashpërsia e konfliktit kërkon një reagim në përputhje me rëndësinë shoqërore të këtij misioni kombëtar.

Ai bëri me dije se, në zbatim të ligjit, e gjithë zona e konfliktit do të shpronësohet dhe do të shndërrohet në një aset publik.

Sipas Ramës, aty do të krijohet një oaz natyror kushtuar ullirit, me një park të gjallë ku do të mbillen e do të ruhen varietetet autoktone shqiptare dhe varietetet përfaqësuese të Mesdheut, ndërsa do të ekspozohen edhe të gjithë vajrat e ullirit të prodhuar në Shqipëri.

Rama shtoi se kjo hapësirë synohet të kthehet në një simbol bashkimi dhe paqeje, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të shndërrohet në një hapësirë që lidh të gjithë territorin, nën hijen e ullirit, të cilin e cilësoi si pemën e paqes dhe pemën e bekuar.


Shtuar 4.09.2026 15:59

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş