Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e anësorit shqiptar Rimal Haxhiu, i cili deri së fundmi aktivizohej te Tirana në Superligën e Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Edhe pas fillimit të sezonit në Superligën e Kosovës, klubi nga Malisheva vijon të përforcojë skuadrën, me synimin për të qenë sa më konkurrues në garën për titull.
Haxhiu, 27 vjeç, është lojtari më i ri që i është bashkuar ekipit dhe pritet të kontribuojë në krahun e sulmit.
Lajmin për marrëveshjen e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare, ku i ka uruar mirëseardhjen futbollistit.
“Ju njoftojmë se Rimal Haxhiu është zyrtarisht pjesë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
Klubi ka theksuar gjithashtu se Haxhiu sjell përvojë nga futbolli shqiptar dhe ai gjerman. Gjatë karrierës, ai ka luajtur për Dinamon, Kukësin dhe së fundmi KF Tiranën, ku ka qenë edhe kapiten.
