Shpresoj të kem fëmijën tënd”/ Ish-oficerja e burgut krijoi lidhje me të dënuarin dhe nxori të dhëna konfidenciale, lirohet pas gjashtë muajsh

Charlotte Winstanley, ish-oficere burgu në Britani, është liruar përpara përfundimit të dënimit, pasi u përfshi në një marrëdhënie të ndaluar me një të burgosur të dënuar për një vepër të rëndë penale.

Të lidhura

None found

28-vjeçarja u dënua me 30 muaj burg, pasi pranoi fajësinë për keqpërdorim të detyrës publike. Akuza lidhej me marrëdhënien e saj me Jabhari Blair, 30 vjeç, i cili vuante dënimin në burgun HMP Lindholme, në South Yorkshire.

Sipas raportimeve të mediave britanike, lidhja nisi gjatë kohës kur Winstanley ishte ende në detyrë. Të dy takoheshin fshehurazi në hapësira të mbyllura të burgut dhe komunikonin përmes mesazheve me përmbajtje intime.

Në një prej komunikimeve, ish-oficerja i shkruante Blair se shpresonte të mbetej shtatzënë me fëmijën e tij. I burgosuri, nga ana tjetër, i dërgonte asaj mesazhe intime, përfshirë komente për pamjen e saj.

Gjatë procesit në Gjykatën e Kurorës në Sheffield u bë e ditur se shkeljet e Winstanley nuk u kufizuan vetëm në marrëdhënien personale me të dënuarin.

Autoritetet sekuestruan telefonin e saj në nëntor 2022 dhe gjetën komunikime ku Blair i kërkonte të blinte artikuj të ndryshëm për të, përfshirë karta SIM.

Dyshohet gjithashtu se ajo i përcolli informacione konfidenciale mbi të burgosur të tjerë, ndër të cilat edhe të dhëna mjekësore. Po ashtu, ajo i dha të dhëna lidhur me një kontroll të kryer në qelinë e tij.

Ish-oficerja u takua jashtë burgut edhe me nënën e Blair, së cilës i tregoi për planet që parashikonin transferimin e të dënuarit në një institucion tjetër.

Edhe pas pezullimit nga detyra në nëntor 2022, Winstanley u regjistrua si vizitore e Blair-it, pasi ai u dërgua në burgun HMP Ranby, në Nottinghamshire.

Gjatë seancës së dënimit, gjyqtari e përshkroi rastin si jashtëzakonisht serioz dhe tha se, me një diferencë të konsiderueshme, ishte çështja më e rëndë e këtij lloji me të cilën ishte përballur.

Blair po vuan një dënim prej 12 vjet e gjysmë burg, pasi plagosi me thikë një person gjatë një përleshjeje mes bandash në Bradford.

Winstanley kishte filluar të punonte në burg në moshën 22-vjeçare dhe përgjegjësia e saj ishte ruajtja e rendit mes rreth 900 të burgosurve.

Avokati i saj, Khadim Al-Hassan, deklaroi se klientja e tij ishte “thellësisht e penduar” për veprimet e kryera.

Megjithëse u dënua me 30 muaj burg, ajo qëndroi pas hekurave vetëm rreth gjashtë muaj. Lirimi u bë në kuadër të skemës Home Detention Curfew, e cila u mundëson disa të dënuarve të dalin më herët nga burgu nën mbikëqyrje.

Pas lirimit, ish-oficerja do të ndiqet përmes një pajisjeje elektronike dhe duhet të zbatojë kushtet e përcaktuara për qëndrimin jashtë burgut.

Winstanley publikoi në TikTok një video të pritjes së saj nga familjarët dhe miqtë pas daljes nga burgu. Në pamje, ajo pritet me konfeti.

“Jeta vazhdon, pavarësisht sa shumë gabon apo sa herë rrëzohesh”, shkroi ajo në rrjetet sociale.


Shtuar 4.09.2026 14:49

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş