Breshëri shkatërron kulturat bujqësore në Devoll, fermerët raportojnë humbje deri në 70%

Rreth 40 hektarë tokë bujqësore në Devoll janë dëmtuar nga stuhia e breshërit, sipas verifikimeve të para të Bashkisë Devoll. Niveli mesatar i dëmit llogaritet në rreth 40%.

Fshatrat Braçanj dhe Dobranj janë ndër zonat më të prekura, ku parcelat me fasule kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Në disa raste, fermerët deklarojnë se kanë humbur deri në 70% të prodhimit.

Të lidhura

None found

Fasulja, e cila ndodhej në fazën e pjekjes dhe pritej të mblidhej së shpejti, rezulton kultura më e dëmtuar. Breshëri ka prekur gjithashtu qepët, domatet, specat, mollët, dardhat dhe produkte të tjera bujqësore.

Vetëm në Dobranj, janë evidentuar rreth 30 hektarë të mbjella me fasule, me dëme që variojnë nga 50 deri në 60%.

Kryeplaku i Dobranjit, Petrika Zyfi, bëri të ditur se nga kjo situatë janë prekur rreth 50 fermerë dhe se pasojat më të rënda janë regjistruar në parcelat me fasule.

Fermerët shprehen se në pak minuta u dëmtua puna e disa muajve. Përveç humbjeve të shkaktuara, ata janë të shqetësuar edhe për sasinë e prodhimit që ka mbetur në tokë.

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që zona përballet me një stuhi të tillë. Sipas fermerëve, një tjetër episode i ngjashëm ka ndodhur edhe një muaj më parë, ndaj ata kërkojnë mbështetje nga institucionet.

Vlerësimi në terren do të vazhdojë gjatë tre ditëve të ardhshme, me qëllim përcaktimin e saktë të sipërfaqeve të prekura dhe shkallës së dëmtimeve.

 

Breshëri shkatërron kulturat bujqësore në Devoll, fermerët raportojnë humbje deri në 70%


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş