Messi flet hapur për largimin nga Barcelona: Sakrifikova rrogën time deri në 50 përqind!

Për të  parë nga zyrtarizimi i largimit nga Barcelona, Messi ka zbuluar arsyet e largimit.

Në konferencën për shtyp, Messi u shpreh se kishte ulur pagën deri në 50% por nuk ishte e mjaftueshme.

“Kisha ulur pagën time me 50%, por nuk ishte e mjaftueshme. Ne bëmë gjithçka të mundur, por nuk ishte e mjaftueshme dhe nuk mund të bënim më shumë. Unë kam qenë gjithmonë i qartë dhe transparent me presidencën.

Diçka për Javier Tebas?
E vetmja gjë që mund të them është se ka rregulla që duhen respektuar. Nuk kam asgjë për t’i thënë Tebas. Kur jemi takuar në të kaluarën kemi pasur gjithmonë biseda të ngrohta. Unë nuk kam asnjë problem me të “.  /albeu.com/