Kombëtarja shqiptare po shndërrohet në surprizën e madhe të Kupës së Botës 6×6, turne që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Bullgarisë, megjithëse e nisën sfidën në disavantazh.
Bullgarët kaluan të parët në avantazh me Tomchev në minutën e 8-të, por Shqipëria reagoi vetëm dy minuta më pas, duke vendosur baraspeshën përmes Mehmet Hoxhës.
Të lidhura
None found
Goli i barazimit i dha vrull Kombëtares sonë, e cila realizoi edhe dy herë të tjera. Steven Kodra kompletoi dopietën personale me golat e shënuar në minutat 26 dhe 29, ndërsa rrjeta e Spasov në minutën 40+3’ vlejti vetëm për statistikë.
