Aktivistë dhe qytetarët protestues, kanë paralajmëruar mobilizim masiv për protestën e 100-të, e cila pritet të zhvillohet më 7 shtator, ndërsa kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe përpara Kuvendit.
Sot shënohet dita e 97-të e protestës, ku qytetarët si çdo ditë do te përsërisin kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Të lidhura
None found
Protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila duhet të garantojë një proces të ri politik.
Një tjetër kërkesë e artikuluar gjatë protestave është anulimi i disa ligjeve, të cilat protestuesit i konsiderojnë në kundërshtim me interesat e qytetarëve.
Aktivistët kanë deklaruar se protesta nuk do të ndalet dhe se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, përfshirë protestat përpara Kuvendit.
“Do të vijojmë protestat deri në dorëheqjen e Edi Ramës”, është mesazhi i përsëritur nga protestuesit, të cilët synojnë që protesta e 100-të, më 7 shtator, të shënojë një mobilizim të gjerë qytetar.
