FIFA i kushton vëmendje hapjes së “FIFA Talent Academy Kosova”, një zhvillim kyç për futbollin në vend

Vetëm tri ditë pas ceremonisë zyrtare të inaugurimit të “FIFA Talent Academy Kosova”, FIFA ka publikuar një video të posaçme për këtë ngjarje në kanalet e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Materiali i shpërndarë përfshin edhe prononcimet e përfaqësuesve të FIFA-s, të cilët morën pjesë në Kosovë në ceremoninë e hapjes së akademisë.

Kjo akademi shihet si një investim i rëndësishëm për brezat e rinj dhe perspektivën e futbollit kosovar, pasi u krijon fëmijëve mundësi të zhvillohen në kushte profesionale dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjatë ceremonisë, konsulenti teknik rajonal i FIFA-s, Tomas Danilevicius, vlerësoi angazhimin e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë dy viteve të fundit në kuadër të “Talent Development Scheme”.

“Mund të themi se sot, në vitin 2026, vetëm dy vjet më vonë, mund të jemi krenarë se të gjithë djemtë dhe vajzat në Kosovë do ta kenë mundësinë të zhvillohen. Siç e përmendi edhe presidenti Ademi, kjo është akademia e tretë e këtij lloji në Evropë dhe e 15-ta në botë. Por, zoti President, do të thosha se Kosova është e para në Evropë që e ka akademinë edhe për djem edhe për vajza”, deklaroi Danilevicius.

Mes të pranishmëve në inaugurim ishte edhe Arnar Vidarsson, përfaqësuesi i FIFA-s për Kosovën, i cili u ndal te fazat e ardhshme të zbatimit të “Talent Development Scheme” në vend.

Vidarsson e përshkroi këtë inaugurim si një moment krenarie për FFK-në, ndërsa nënvizoi se rezultatet e arritura deri më tani në zhvillimin e talenteve janë vetëm pika e nisjes së një procesi më të gjerë.

Përmes hapjes së “FIFA Talent Academy Kosova”, synohet përmirësimi i kushteve për zbulimin dhe formimin e talenteve të rinj, duke i dhënë një drejtim të ri punës me gjeneratat e ardhshme të futbollit.


Shtuar 3.09.2026 20:37

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş