Të enjten, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vënë në pranga një person, me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për ngjarjet në Zubin Potok.
Të lidhura
None found
I arrestuari, i identifikuar si R.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria Speciale do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e paraburgimit brenda afatit të paraparë nga Kodi i Procedurës Penale, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore do të zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet policore.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të hetuar dhe proceduar penalisht të gjithë personat e dyshuar për krime të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.
