Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës, vizitoi sot kompanitë “Vitalia Nikolla”, “Polyesterday” dhe “BB Kontinent Metal”, të cilat kanë përfituar mbështetje financiare në bazë të Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve.
Të lidhura
None found
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të angazhimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për monitorimin e realizimit të investimeve dhe vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me kompanitë që përdorin ndihmën shtetërore për zhvillimin dhe përmirësimin e veprimtarisë së tyre.
Ministri Durmishi deklaroi se Ligji për Mbështetje Financiare të Investimeve përbën një nga mekanizmat kryesorë nëpërmjet të cilit shteti ndihmon kompanitë që investojnë, shtojnë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, si dhe hapin vende të reja pune. Sipas tij, synimi është që fondet publike të sjellin rezultate konkrete dhe të matshme për ekonominë, duke nxitur rritjen e prodhimit, përdorimin e teknologjive të reja, zgjerimin e eksporteve dhe krijimin e vendeve më cilësore të punës.
