Qyteti Gy, në lindje të Francës, është tronditur nga një tragjedi familjare, pasi katër persona u gjetën të vdekur në një zonë kampingu.
Të lidhura
None found
Mes viktimave janë dy fëmijë, përkatësisht 6 dhe 9 vjeç, babai i tyre 42-vjeçar Jean-Paul Monnot, si edhe vjehrra e tij, e cila ishte gjyshja e fëmijëve.
Hetimet paraprake dhe raportimet e mediave lokale ngrenë dyshimin se autori i vrasjeve ishte vetë babai i dy fëmijëve.
Sipas gazetës franceze “L’Est Républicain”, Monnot dyshohet se ka përdorur armë zjarri për të qëlluar familjarët e tij dhe më pas ka qëlluar veten.
Para se t’i jepte fund jetës, 42-vjeçari raportohet se e kishte filmuar ngjarjen dhe videon ia kishte dërguar bashkëshortes, me të cilën ndodhej në proces ndarjeje. Në mesazhin shoqërues, ai dyshohet se kishte shkruar: “Këtë meriton”.
Trupat u zbuluan në mbrëmjen e 2 shtatorit, në kampingun ku familja kishte parkuar automjetet. Një prej viktimave u gjet brenda një furgoni, ndërsa tre të tjerët në një kamping.
Policia franceze ka hapur një hetim për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes. Çifti ishte në proces divorci dhe, sipas burimeve të cituara nga mediat franceze, para ndarjes po ndërtonte një shtëpi.
