Përplasjet në LDK thellohen, Hatim Baxhaku kritikon publikisht Janina Ymerin

Përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë sërish në pah, këtë herë me përfshirjen e një ish-deputeti të partisë në debatin publik.

Të lidhura

None found

Pas kritikave të deputetes Janina Ymeri ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagimin e tij e ka bërë publik ish-deputeti Hatim Baxhaku.

Ymeri kishte publikuar një reagim të gjatë, ku kundërshtoi deklaratat e Abdixhikut për deputetët që nuk e përkrahën kandidaturën presidenciale. Sipas saj, qëndrimet e saj ishin interpretuar dhe paraqitur në mënyrë të shtrembëruar.

Deputetja sqaroi se mosmbështetja e kandidaturës lidhej me qëndrimin e saj të mëparshëm politik ndaj Vetëvendosjes, si dhe me profilin e kandidatit.

Në përgjigjen e tij, Baxhaku iu drejtua drejtpërdrejt Ymerit, duke i thënë se e kishte votuar në të dyja rastet, ndërsa vlerësonte mendimin e pavarur dhe pikëpamjet e ndryshme gjatë diskutimeve partiake. Megjithatë, ai e akuzoi se po e tepronte me arrogancën dhe me kundërshtimet e përditshme publike ndaj strukturave të LDK-së.

Baxhaku argumentoi se mënyra e shfaqjes së mospajtimeve nuk përputhet me funksionimin e mendimit të pavarur dhe se vendimet e strukturave partiake duhet të respektohen.

Ai shtoi se qëndrimet e Ymerit i tejkalojnë kufijtë e demokracisë së brendshme partiake, duke e cilësuar arrogancën e saj si të pafalshme.

Image

Reagimi i ish-deputetit vjen pasi përplasjet brenda LDK-së janë bërë publike. Gjashtë deputetë të partisë, mes tyre edhe Janina Ymeri, votuan kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, duke mos respektuar qëndrimin e Kryesisë së LDK-së.


Shtuar 3.09.2026 15:06

Tags: ,
sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritking