Goncalo Ramos është transferimi më i shtrenjtë i Serie A gjatë afatit kalimtar të verës 2026. Në këtë renditje bëjnë pjesë edhe emra si Randal Kolo Muani, Curtis Jones dhe Kerim Alajbegovic.
Të lidhura
None found
Merkatoja verore për sezonin 2026 tashmë ka përfunduar.
Milani realizoi lëvizjen më të kushtueshme të kësaj vere, duke transferuar qendërsulmuesin Ramos nga Paris Saint-Germain në një marrëveshje rekord për klubin.
Kuqezinjtë zënë dy vendet e para në këtë klasifikim, pasi edhe transferimi i Diego Moreiras mund të kapë vlerën e 65 milionë eurove nëse plotësohen të gjitha bonuset.
Në vendin e tretë renditet Randal Kolo Muani, i cili u bashkua përfundimisht me Juventusin pas largimit nga PSG. Kostoja e marrëveshjes, së bashku me bonuset, arrin në 50 milionë euro.
Dhjetë transferimet më të shtrenjta të Serie A në verën e vitit 2026 janë:
1. Goncalo Ramos (PSG → Milan) – 74 milionë euro plus bonuse
2. Diego Moreira (Strasburg → Milan) – 65 milionë euro, përfshirë bonuset
3. Randal Kolo Muani (PSG → Juventus) – 50 milionë euro, përfshirë bonuset
4. Moise Kean (Fiorentina → Como) – 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe tarifën e transferimit të përhershëm
5. Jonathan Rowe (Bologna → Atalanta) – 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe tarifën e transferimit të përhershëm
6. Santiago Castro (Bologna → Roma) – 35 milionë euro plus bonuse
7. Curtis Jones (Liverpool → Inter) – 35 milionë euro, përfshirë bonuset
8. Djed Spence (Tottenham → Inter) – 35 milionë euro, përfshirë bonuset
9. Kerim Alajbegovic (Bayer Leverkusen → Juventus) – 35 milionë euro, përfshirë bonuset
10. Trevoh Chalobah (Chelsea → Como) – 30 milionë euro plus bonuse
Renditja nuk përfshin futbollistët e marrë sezonin e kaluar në huazim me opsion ose detyrim blerjeje.
Ndërkohë, Como shpenzoi këtë verë rreth 60 milionë euro për të blerë 50% të mbetur të të drejtave të Nico Paz nga ish-klubi i tij, Real Madrid.
