Prej katër ditësh, situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike.
Flakët kanë përfshirë qindra hektarë pyje me pisha, dushqe dhe bimësi të tjera, duke u përhapur në zonat e Lundres Trodhenes dhe Madheshit.
Të lidhura
None found
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po përparon me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur dhe flakët e bëjnë të pamundur ndërhyrjen nga toka, raporton gazetari Enver Doçi.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, për shkak të flakët, janë evakuuar disa familje nga Madheshi. Zjarri ka rrezikuar edhe banesa dhe stane me bagëti
Sot, forca të shumta janë nisur drejt Madheshit për izolimin vatrave te zjarrit
Në terren ndodhen punonjës të Bashkisë Mat, zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të ushtrisë, të cilët prej katër ditësh po përpiqen për izolimin e flakëve.
Për shuarjen e zjarrit është përdorur edhe një helikopter, i cili prej tre ditësh punon për shuarjen e flakëve.
