Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të martën se u ka kërkuar forcave të armatosura të intensifikojnë sulmet me dronë me rreze të gjatë kundër Rusisë, duke e çuar objektivin në 1,000 goditje në ditë, nga rreth 300 që kryhen aktualisht.
Të lidhura
None found
“Duhet të ketë më shumë, ekziston një qëllim specifik dhe ne do ta përmbushim atë”, deklaroi Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur pasditen e së martës.
Ndërkohë, prodhimi i benzinës në Rusi zbriti në fund të gushtit në rreth 70% të kërkesës së brendshme. Sipas dy burimeve të industrisë, të cituara nga Reuters, shkak për këtë rënie u bënë sulmet e njëpasnjëshme me dronë ukrainasë, të cilat detyruan rafineri të mëdha të ndërprisnin aktivitetin.
Kievi ka shtuar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, me synimin për të pakësuar të ardhurat e Moskës nga eksportet e naftës. Pas një lehtësimi të shkurtër në fund të korrikut, mungesa e karburantit u rikthye në rajonet ruse gjatë gushtit, ndërsa disa autoritete lokale nisën të zbusnin ose të hiqnin kufizimet për shitjen e tij.
Burimet thanë se në ditët e fundit të gushtit prodhimi i benzinës u reduktua në nivelin e regjistruar në fillim të korrikut.
Javën e kaluar, disa rafineri të mëdha u detyruan të ndalonin punën pas sulmeve me dronë ukrainasë. Mes tyre ishin impiantet në Perm, Nizhny Novgorod dhe Yaroslavl, të gjitha njësi të rëndësishme për prodhimin e benzinës.
