Alarm për benzinën në Rusi, sulmet ukrainase me dronë ‘paralizojnë’ rafineritë

Prodhimi i benzinës në Rusi ka rënë ndjeshëm në fund të gushtit, duke arritur në rreth 70% të nivelit të kërkesës së brendshme, pas një serie sulmesh me dronë ukrainasë ndaj infrastrukturës energjetike. Sulmet kanë goditur disa prej rafinerive kryesore të vendit, duke detyruar një pjesë të tyre të pezullojnë përkohësisht operacionet. Situata ka rikthyer shqetësimet për mungesën e karburantit në disa rajone të Rusisë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve të industrisë ruse të naftës, në kuadër të përpjekjeve për të dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe për të reduktuar të ardhurat e Moskës nga eksportet e naftës. Mungesat e benzinës janë rishfaqur gjatë gushtit, pas një përmirësimi të përkohshëm në fund të korrikut, kur disa autoritete lokale kishin lehtësuar ose hequr kufizimet për shitjen e karburantit.

Të lidhura

None found

Prodhimi në fund të gushtit është rikthyer në nivele të ngjashme me fillimin e korrikut, periudhë kur kriza e karburantit në Rusi kishte arritur një nga pikët e saj më të larta. Vetëm gjatë javës së fundit, sulmet me dronë kanë prekur disa rafineri të mëdha, përfshirë impiante në Perm, Nizhny Novgorod dhe Yaroslavl, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e benzinës. Nëse ndërprerjet vazhdojnë, presioni mbi furnizimin me karburant në tregun e brendshëm rus pritet të rritet më tej.


Shtuar 28.08.2026 21:23

Tags: ,
sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetpusulabetpusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis giriş