Toshkovski: Motoçiklistët tani do të ndëshkohen automatikisht nga sistemi “Qyteti i Sigurt

Pançe Toshkovski, ministri i Punëve të Brendshme, bëri të ditur se prej tash e tutje edhe motoçiklistët që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar do të gjobiten në mënyrë automatike nga sistemi “Qyteti i Sigurt”.

Të lidhura

None found

Më parë, për motoçikletat ky sistem regjistronte vetëm shkeljen e semaforit të kuq. Toshkovski sqaroi se që nga dje është aktivizuar edhe matja automatike e shpejtësisë për motoçikletat.

Sipas tij, kjo masë synon para së gjithash forcimin e sigurisë rrugore. Ai nënvizoi se gjatë këtij muaji, nga gjashtë viktima në aksidente trafiku, katër ishin motoçiklistë.

“Qyteti i Sigurt” aktualisht është funksional në Korridoret 8 dhe 10, si dhe në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa deri në mes të shtatorit parashikohet të instalohet edhe në Veles, Kavadar dhe Negotinë”, tha Toshkovski.

Po ashtu, Toshkovski njoftoi se përmes sistemit do të mundësohet pagesa online e gjobave edhe për qytetarët e Maqedonisë. Ai shtoi se që nga fillimi i vitit në aksidente trafiku kanë ndërruar jetë 59 persona, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ishin 96, çka shënon një rënie prej rreth 35 për qind.


Shtuar 28.08.2026 08:40

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet